Firmoset urdhër-arresti, Gruevski shpallet në kërkim

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia po pret urdhrin e gjykatës për bastisjen e selisë së VMRO-DPMNE-së, në përpjekjet për gjetjen e ish-kryeministrit Nikola Gruevski. Mediet maqedonase thonë megjithatë se Gruevski, i shpallur në kërkim, nuk gjendet në selinë e partisë opozitare, por mund të jetë larguar nga vendi. Ka fjalë, sipas të cilave ish-kreu i VMRO-së, me gjasë ka udhëtuar drejt Beogradit. Po sipas shtypit vendas, tashmë është lëshuar një fletarresti ndërkombëtar në emër të tij. Në rrjetet sociale, nga ana tjetër, diskutohet mundësia që ish-shefi i ekzekutivit maqedonas të ketë pasur edhe ndihmën e presidentit Gjorge Ivanov, ndërkohë që koha në dispozicion për të programuar lëvizjet e veta nuk i mungonte. Truprojat thonë se për herë të fundit e kanë parë mbrëmjen e së enjtes, më 8 nëntor, kur e lanë në shtëpi. Përpjekjen e policisë për bastisje, drejtues të VMRO-së e kanë parë si presion politik. Sekretari i Përgjithshëm i saj, Igor Janushev tha se partia është praktikisht në shtetrrethim të policisë, por sërish i ftoi forcat e rendit të hyjnë në ambientet e saj e të kontrollojnë nëse kanë dyshime se Gruevski fshihet aty. Majin e këtij viti, Gjykata Themelore në Shkup e shpalli ish-kryeministrin fajtor për rastin “Tanku” dhe e dënoi me 2 vite burg. Gruevski e apeloi vendimin që e ndëshkonte për shpërdorim detyre, me blerjen e një Mercedesi superluksoz me vlerë mbi gjysmëmilioni euro, gjatë kohës që kishte në duar frerët e ekzekutivit.

Zjarr Tv Ad