Fishekë pa leje në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Kolonjë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 21 vjeçar, banues në fshatin Zëmblak të Maliqit është arrestuar nga policia për posedim të municioneve luftarake pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi E.B, ndërsa është proceduar

penalisht për “Moskallëzim krimi” edhe Z.Xh, 17 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka pasur dijeni për vendodhjen e  municioneve luftarake, por nuk ka kallëzuar pranë organeve përkatëse.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e 21 vjeçarit të arrestuar  gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 517 copë fishekë luftarakë dhe 10 krëhëra fishekësh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad