Fishekët e sekuestruar në Durrës do të përdoreshin për grabitje në Itali

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat italiane kanë përcjellë me vëmendje lajmin e arrestimit të 2 shqiptarëve në portin e Durrësit ditën e dielë, 11 gusht 2019.

Dy shqiptarët nga Fieri A.F., 30 vjeç dhe R.H., 23 vjeç, u kapën me fishekë ndërsa po niseshin për të mbërritur në Bari me tragetin e linjës.

Sipas mediave lokale porti i Barit është një nga portat kryesore hyrëse të trafiqeve illegale në Itali e fishekët e sekuestruar në Durrës ishin destinuar për tu shitur në tregjet klandestinëe për t’u përdorur në  grabitje automjetesh që transportojnë vlera monetare.

Në raportimi e fundit të antimafias italiane në rajonin Puglias, grupet kriminale vendase në bashkëpunim me grupet kriminale shqiptare janë të specializuara kryesisht në trafik lëndësh narkotike e armësh.

Zjarr Tv Ad