Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta thotë se shteti u detyrohet punonjësve të policisë një vakt ushqimi në ditë që e konvertuar në para është 80 mijë lekë të vjetra në muaj.
Në emisionin Sot, në Euronews Albania ai shpjegoi se sindikata ka mundur të përfitojë këtë benefit për punonjësit e policisë, të cilët tashmë e kanë në kontratë që nga korriku, por nuk e kanë përfituar ende asnjëherë.
“Një nga përfitimet që kemi mundur të realizojmë është futja në kontratë e vendimit për futjen në kontratë të një vakti ushqim për punonjësin e policisë. E drejta u ka lindur që në 20 korrik, shteti i detyrohet një vakt, kjo jepet me një shtesë pagese që shkon 80 mijë lekë shtesë në muaj. Këtë e marrin edhe punonjësit civilë jo vetëm ata me uniformë”, tha Fishta.