Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Anëtari i kryesisë së PD, Fitim Zekthi deklaroi mbrëmjen e sotme se problemet brenda PD-së kanë filluar prej vitesh, jo në momëntin e shpalljes së Sali Berishës “non grata”.
Ai tha në “Open” se ajo që po ndodh sot me opozitën është e tmerrshme, ndërsa vuri theksin te dy probleme kryesore të partisë.
“Kjo që po ndodh me opozitën është vërtetë e tmerrshme, dhe problemi nuk ka nisur në shtator kur u shpall Berisha non-grata. PD ka qenë në krizë prej kohësh, mund të ketë 10-15 vjet.
E kemi pasur të keqen të fshehur. PD ka probleme të rënda me ideologjinë dhe strukturën. Ky është thelbi. Ajo që ka ndodh sot, është vetëm ajo që ka ndodhur gjithë këto vite,” tha Zekthi.