Fitoi betejën me koronavirusin, Ardit Gjebrea rikthehet në ekran, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea, ka fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai më herët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregoi se ka mposhtur Covid-19 dhe se ndihej më mirë sepse po rikuperohej dita-ditës.

Mes të tjerëve ai falenderoi edhe bashkëshorten e tij, Anilën, të cilën e quajti engjëlli mbrojtës.

“Kaq ishte! Tani filloi rikuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre. Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force! Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton? Dielli doli”,- shkroi Arditi në postim.

Sot ai është rikthyer sërish në ekran dhe me këtë rast ka uruar të gjithë mësuesit për 7 marsin.

Unë jam bërë gati, po ju? Sot rikthehem dhe pas pak do jemi në @edielashqiptare bashkë.Përfitoj nga rasti të uroj festën e 7 Marsit për gjithë mësuesit tanë – Gëzuar me shumë dashuri!” shkruan moderatori.

Zjarr Tv Ad