Fitoi betejën me viru sin e rëndë , Kryepeshkopi Anastas Janullatos” Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. ”

0
484
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka fituar betejën me virusin e rëndë, pas disa ditësh i shtruar në një spital të Athinës, në Greqi. Ai ka lënë sot spitalin, ndërsa Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë thekson se Janullatos do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë.Në mesazhin në “Facebook” të publikuar nga Kisha Autoqefale, Kryepeshkopi Janullatos shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, ndërsa falënderon Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë.Gjithashtu, falënderon me të gjithë zemrën miqtë e panumërt, klerikë dhe laikë, të njohur dhe të panjohur, që e mbështetën me lutjet e përzemërta dhe me shprehjet spontane të dashurisë së tyre gjatë kësaj kohe.
Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë.

Zjarr Tv Ad