Fitoi gjyqin me Salianjin, Evi Kokalari PARALAJMËRON politikanët: Duhet të keni kujdes!

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar menjëherë pas dhënies së vendimit nga GJKKO për deputetin demokrat Ervin Salianjin.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kokalari ndan me ndjekësit vendimin e gjykatës, teksa shton se deputetët dhe politikanët duhet të bëjnë shumë kujdes me sulmet politike.

Salianji është gjobitur me 50.000 mijë lekë për “fyerje” ndaj Kokalarit, teksa është shpallur i pafajshëm për akuzën “shpifje” ndaj saj.

“Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar -SPAK, sapo shpalli fajtor deputetin Ervin Saljanin për veprën penale të “Fyerjes” në drejtimin tim.

Shumë mirënjohëse ndaj Gjykatësit Erion Bani, Prokurorit Elvis Goga, dhe sidomos avokates time Endira Bushati.

Deputetët dhe politikanët tanë duhet të bëjnë shumë kujdes me sulmet politike ndaj kundërshtarëve të tyre. Tejkalimi i normave është i papranueshme”, shkruan Evi Kokalari.

Zjarr Tv Ad