Fitoi titullin pas 34 vitesh, tifozët grek i vënë zjarrin stadiumit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PAOK Thessaloniki rikthehet në majën e futbollit grek pas 34 vitesh. Skuadra bardhezi fitoi titullin pas fitores spektakolare, 5-0 ndaj Levadiakos. Një rezultat fantastik ky, që i siguron matematikisht titullin një javë përpara fundit të Superligës greke. Ky është titulli i parë që prej vitit 1985 dhe i treti në historinë e klubit.

Një titull i munguar në vitrinën e trofeve dhe i festuar në mënyrë të çmendur nga tifozët e saj.

Selanikasit janë të njohur për karakterin e tyre të fortë, duke e kthyer stadiumin në një vatër të madhe zjarri. Një atmosferë fantastike kjo, që shihet qartë edhe në këto video të publikuara nga mediat helene. Por jo vetëm kaq. I gjithë qyteti i Selanikut u përfshi nga festimet, ku flaka ishte prezente gjatë gjithë territorit të saj.

 

Zjarr Tv Ad