Fitoi titullin që në debutim, Partizani prish marrëveshjen me sulmuesin

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke nisur prej ditës së sotme, Emmanuel Mensah nuk do të jetë pjesë e Partizanit. Njoftimi ka ardhur përmes faqes zyrtare të kampionëve në fuqi të Kategorisë Superiore, që pohon se 25 vjeçari ka ndërprerë me konsensus marrëveshjen me të kuqtë, me të cilët fitoi edhe titullin në Shqipëri.

“Zyrtare! Klubi i Futbollit Partizani falënderon Emmanuel Mensah për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Sulmuesi nga Gana i cili ishte pjesë e suksesit të fitimit të titullit kampion, ka vendosur të ndërpresë aventurën me të kuqtë duke gjetur edhe mirëkuptimin me drejtuesit e klubit. Nëpërmjet kanalit zyrtar, sulmuesi 25 vjeçar falenderon klubin duke i uruar suksese në sezonin e ri, si dhe tifozerinë e Partizanit, e cila do të mbetet pjesë e paharruar në eksperiencën e tij 1 vjeçare duke u shpallur kampion i Shqipërisë. Njëkohësisht klubi dëshiron të falënderoj Emmanuel Mensah, duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive.”-thuhet në njoftimin e klubit.

Mensah bëhet sulmuesi i dytë që largohet nga Partizani gjatë kësaj vere. Pak ditë më parë, Cardozo u largua në formulën e huazimit drejt Dritës. Me fanellën e kuqe, Mensah grumbulloi 28 takime, duke shënuar 4 gola. Në merkaton e janarit, ganezi u kërkua me mjaft ngut nga Tirana, e cila mund të shfaq interes edhe në këtë periudhë ku merkato e verës është e hapur.

Zjarr Tv Ad