Fitoi zgjedhjet, Netanyahu mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë e re në Izrael: Do jem kryeministri i të gjithëve

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësi i opozitës izraelite Benjamin Netanyahu u ngarkua zyrtarisht sot për të formuar qeverinë e ardhshme.

Netanyahu mori mandatin për të formuar qeverinë pas takimit me presidentin Isaac Herzog. Netanyahu, kreu i Partisë Likud të krahut të djathtë, tha se ai do të jetë një kryeministër për “të gjithë qytetarët e Izraelit, pa përjashtim”.

Ai tha se do të bëjë “gjithçka për të siguruar një qeveri të qëndrueshme, të suksesshme. Një qeveri të përgjegjshme”, duke shtuar se ai synon “të jetë kryeministër i të gjithëve atyre që votuan për mua dhe atyre që nuk votuan për mua”.

Netanyahu, një ish-kryeministër, dhe blloku i tij i krahut të djathtë fituan 64 vende në Knesset 120-vendëshe (parlamenti i Izraelit), duke i siguruar atij një shumicë të plotë për të formuar qeverinë.

Netanyahu ka 28 ditë për të formuar qeverinë. Në rast se ai nuk arrin ta bëjë këtë, ai mund të marrë 14 ditë shtesë për të përfunduar detyrën e formimit të qeverisë.

Zjarr Tv Ad