Fitojnë pafajësinë 4 të arrestuarit për sulmin terrorist Shqipëri- Izrael

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion pushon çështjen ndaj shtetasve Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani  të arrestuar në vitin 2016 si të dyshuar për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael. Tashmë drejtësia shqiptare me pushimin e çështjes i ka shpallur të pafajshëm katër shtetasit e sipërmendur ndaj dyshimeve të mëparshme. Këta shtetas dyshoheshin për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Organizata Terroriste”.
Kërkesa për pushimin e kësaj çështjeje është bërë nga vetë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ose SPAK siç njihet të cilën Gjykata e pranoi duke pushuar masat e sigurisë ndaj tyre.

Zjarr Tv Ad