Fitojnë Qytetarët/ Bashkia detyrohet të kthejë abonetë e përgjithshme…

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reagimet dhe protestat qytetare, kanë fituar kundrejt Bashkisë së Tiranës.

Bashkia ka vendosur të rikthejë në treg abonetë e përgjithshme, për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik.

Shitja e aboneve të përgjithshme, do të nisë nga 1 Korrik, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, miratoi sot vendimin për rikthimin e abonesë, pasi më herët po i njëjti këshill, kishte miratuar që të hiqte abonetë për 3 muaj, deri në Shtator.

Ky process, do të shërbente për kryerjen e një analize studimore në lidhje me trafikun qytetas, për të cilin Erion Veliaj ka marrë 50 milionë euro kredi, pa bërë ende një projekt.

Zjarr Tv Ad