Fitorja e parë e 2019-ës për Interin

0
5

Ne javën e 23 te Serisë A zikalterit munden 1-0 Parmen ne fushën e këtyre te fundit duke konsoliduar vendin e trete nen kërcënim te vazhdueshëm nga Roma,Lacio dhe Milan. Ishte ne fakt një kohe e gjate për te mposhtur friken dhe fantazmat e vitit te ri për skuadrën e Spaletit qe arrin te gjeje rrjetën pas 336 minutave, gjithsesi tre pike me vlera pas një muaji ankthi si janari.

Për sa i përket sfidës, hapat përpara janë te dukshme, ndryshe nga një jave me pare edhe pse për hir te se vërtetës për te ardhur te goli duheshin plot 79 minuta por edhe pak fat kur Lautaro Martinez zhbllokoi shifrat. Parma ne fillim te lojës beri një presion te madh. Merita u takoi te zotëve te shtëpisë ne 30 minutat e para, me Gervinjon i pakapshëm kur niset me shpejtësi, gjuajtja e te cilit u ndal nga traversa ne minutën e 21, Inglese qe mbajti nen presion De Vrij dhe Skriniar apo Bruno Alves një garanci.

Por për fat te keq “benzina” e disa lojtareve përfundoi shume herët dhe pak nga pak loja e parmes u zbeh ne gjysmëfushën e tyre dhe vetëm forma jo e mire e Ikardit (nuk shënon prej 7 takimesh) pengoi Inter për te zhbllokuar rezultatin me përpara. Këtë here zikalterit ishin te afte për te reaguar edhe ne momente me te vështira, pjesa e dyte foli për ta, Naigolan dhe Perisic janë zgjuar dhe kapiteni ishte e vetmja note negative e mbrëmjes, pa bomberin e saj Inter nuk mund te beje protagonistin ne pjesën e dyte te sezonit.