Fitorja e parë studentëve, sa ulen tarifat dhe kush përfiton bursa

0
46
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during an interview in Tirana on June 28, 2016. When Albanian Prime Minister Edi Rama wrote to the London Times about the risk of Brexit, his message was clear -- and echoed other Balkan nations desperate to join the European Union. / AFP / DIMITAR DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria bëhet babagjyshi për studentët në këtë fund viti, pas protestave të tyre, që sipas kryeministrit Edi Rama i dhanë një shuplakë qeverisjes së tij. Në një konferencë për mediat kryeministri shpjegoi gjithë vendimet e qeverisë për kërkesën kryesore të studentëve që lidhet me tarifat.

  1. Studentët me familje me ndihmë ekonomike, të verbrit, paraplegjikët, tetraplegjik qeveria do t’ju paguajë financimin e plotë të tarifës. Përfitojnë dhe një bursë studimi prej 10 mijë lekë të reja.

2.Studentët me notë mesatare mbi 9 përfitojnë financime nga qeveria 100 për qind për tarifën e tyre. Në çdo program studimi përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekë të reja.

  1. Për çdo student 50 % tarifën e regjistrimit e paguan buxheti. Pra të gjithë studentët aktualë edhe ata me 4-5 nuk do paguajnë por do paguajë buxheti i shtetit për ta. Me vitin e ardhëm akademik të gjitha ata që nuk do jenë me mesatare 6 e sipër do humbasin këtë mbështetje.

4.Për sa i përket ciklit të dytë të studimeve (masterit) qeveria do paguajë për ata me ndihmë ekonomike, të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët do paguajë 50 për qind. Në janar të gjitha detyrimet financiare do t’i mbulojë qeveria.

Zjarr Tv Ad