Fituam në 5 bashki, por lufta në Ukrainë nuk po na lë të festojmë, Edi Rama del me reagimin e fortë pas zgjedhjeve

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka dalë më një reagim të foltë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 6 Marsit. Rama shkruan se pavarësisht se PS fitoi bindshëm, entuziazmi i kësaj fitore nuk është i duhuri për shkak të luftës në Ukrainë. Kreu i qeverisë shkruan se ndryshe nga pandemia, kjo luftë po sjell një rindryshim që duket se nuk do të jetë dhe aq i përkohshëm.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e djeshme i dhanë Partisë Socialiste as më shumë e as më pak se sa prisnim. 5 nga 6 bashkitë në garë – me një fushatë pa i ndezur motorët e qendrës dhe me një hendek votash nga rivalët edhe më të madh se sa tregonin projeksionet tona. Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë atyre që u angazhuan për këtë rezultat, po mbi të gjitha faleminderit zgjedhësve, të cilët dje ushtruan pushtetin e tyre vendimmarrës në interes të komunitetit.

Sa hap e mbyll sytë filmat me Luftën e Tretë Botërore, armët atomike, shkretimin e vendbanimeve, ia kanë lënë vendin realitetit të jetës sonë, ku duket sikur s’ka më asnjë çmenduri të pamundur dhe sikur edhe vetë fundi i botës nuk mund të përjashtohet si një nga skenarët e mundshëm. Ndërkohë ne kemi fituar Dibrën, Durrësin, Lushnjën, Vorën e Rrogozhinën, me rezultate përtej parashikimeve më optimiste! Por sot lartësia e sfidës është ku e ku më shumë marramendëse, se sa mirëqeverisja e këtyre bashkive dhe se sa të gjitha sfidat qeverisëse deri fare pak ditë më parë.

Ia dolëm me tërmetin dhe me pandeminë, e gabimisht menduam se më e keqja kaloi. Kjo që sapo na ka dalë përpara është më e keqja fare. Duhet me se s’bën t’ia dalim edhe kësaj. Të bashkuar, jo të ndarë. shprehet Rama.

Zjarr Tv Ad