“Fituam se s’ka kush fiton tjetër”, Rama për 6 marsin: Sot ka vetëm një gjë në kokën time, si ta mbrojmë më mirë shqiptarin

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë ku ka folur për krizën energjetike.

Rama është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me akuzat që ka ngritur kreu i PD, Lulzim Basha për masakrën zgjedhore.

Ai tha se është duke menduar vazhdimisht sesi të mbrojë shqiptarët nga kriza, teksa tha se fituan se s’kishte kush fitonte tjetër.

“Ta lëmë politikën në punën e vet, kush ka nge ta bëjë, mua nuk më intereson fare. Sot ka vetëm një gjë në kokën time, Non Stop, si ta mbrojmë sa më mirë shqiptarin, familjarin, konsumatorin, popullin shqiptar nga kjo flamë. Kaq. Këto pastaj e fituam Dibrën, Rrogozhinën, Vorën, Lushnjen, Durrësin. Po pastaj? Çfarë shije ka kjo në këto kushte kur ne flasim për gjëra që janë një tragjedi e madhe njerëzore. Dakord shumë mirë, e fituam, iku! Fituam se s’ka kush fiton tjetër” tha Rama.

Zjarr Tv Ad