Fituesja tre medaljeve në Lojërat Olimpike tërhiqet nga karriera

0
4

Fituesja e tre medaljeve në Lojërat Olimpike, Lindsey Vonn ka njoftuar tërheqjen nga skijimi.

34-vjeçarja amerikane tha se “trupi i saj është thyer përtej riparimit”.

Vonn fitoi medaljen e Lojërave Olipmpike Dimërore të vitit 2010 në Vancouver dhe po arrinte një numër rekord fitimesh të Kupës së Botës.

Por pas dëmtimeve që mori dhe operacionit në pranverën e vitit të kaluar, u detyrua të tërhiqej.

“Pas shumë netësh pa gjumë, panova se nuk mund të vazhdoja,”-tha Lindsey. “Unë do të garoj në Kampionatin Botëror dhe super-G javën e ardhshme në Are, Suedi, por do jenë garat përfundimtare të karrierës sime.”

Gjithashtu u shpreh se ky ishte vendimi më i vështirë i jetës së saj.

“Dy javët që kaluan kanë qenë ndër më sfidueset në jetën time. U përballa me realitetin që trupi im po më thotë, përkundër asaj që mendja dhe zemra ime mendojnë se jam i aftë. Realiteti i dhimbshëm është se trupi dhe mendja nuk janë në të njëjtën anë.”