Kemi bërë një studim të gjërë për të gjetur një nga fjalët më interesante në fjalorin e shqipes së sotme.
Cila është ajo fjalë magjike, që thjeshtë duke e shqiptuar mund të shprehësh dhimbjen, kënaqësinë, urrejtjen dhe dashurinë. Në gjuhë na paraqitet në shumë kategori gramatikore.
Cila është ajo fjalë që mund ta përdorësh në çdo lloj fjalie, në çdo lloj bisede, për te shprehur çdo lloj cilësie dhe emocioni, çdo lloj gjëndjeje.
Si ka mundësi që te njëjten fjalë ta përdorësh në anatomi dhe arkitekturë, në art e muzikë, si njësi matëse dhe për të treguar prejardhjen.
A ekziston një fjalë e tillë?
A e ka shqipja një fjalë të tillë që të përdoret edhe në letërsi, edhe në politikë edhe kur je me nerva?
A ka një fjalë të tillë që mund të shprehë edhe shëmtirën edhe bukurine?
Po ka! Shqipja e ka! Është një fjalë lapidare e kudopërdorshme. Është fjala Mut!
Le ti marrim me radhë:
Psh në anatomi – shpesh dëgjojmë të përdoret shprehja kokë mut!
Në artet figurative në të cilat është dipllomuar edhe kryeministri ynë I dashur – mut me lule
Kur shpreh mall për një njeri që ke kohë që nuk e ke parë – ku je more mut se na thave sytë
Për të treguar prejardhje – ti je një mut muti!
Përdoret për të treguar dobësi – si muti në shi
Pensionistët e përdorin shpesh për të treguar rritjen e pensionit – sa ta rriti qeveria pensionin? – një mut
Për ti thënë tjetrit mbylle gojën – ha një mut
Për të trguar që je pa ngrëne kur të pyesin se çfarë ke ngrënë sot – një mut të madh kam ngrënë.
Pra kjo fjalë magjike shpesh përdoret për të zevëndësuar zeron.
Zëvendëson mungesën e shpresës në të ardhmen kur të pyesin a beson se Shqipëria do të bëhet një ditë – një Mut!
Shpesh kjo fjalë ka vënë vjehrrat që kanë nga dy nuse djemsh në dilemë, pasi njëra I thotë ha një mut kurse tjetra – mos ha mut!
Fare bukur shkarkon nervat kur dikush dëgjon muzikë me zë të lartë – Altin fike ate mut muzike se na çmende.
Në politikë! – qeveri muti!
Në burg – këtu e ke vendin hajdut muti!
Në përgjithësi e gjejme si emër të gjinisë mashkullore në trajtën e pashquar dhe në numrin njëjës por kjo nuk na ndalon ta gjejmë edhe ne shumës. Në shumës Zakonisht përdoret për grup njerëzish Mutër
Shpesh përdoret për të treguar apati – rri si mut
Njeri I ngjitur – si muti pas këpuce
Shqiptarët shpesh e përdorin për të bërë krahasime mes partive politike – mut njëra e mut tjetra.
E gjejmë në gramatikë si ndajfolje vendi – ngado një mut ështe
Si cilësor në shkallën superore është hasur në rrjetet sociale kur flitet për Spartak Ngjelën – Mut stërmuti.
Në rastin e kryeministrit që nuk I mban premtimet është parë të përdoret si mbiemër – kryeministër muti
Përdoret për ngushëllim dikujt që I kanë bërë një të keqe të madhe – të hëngri mutin
Përdoret shpesh për të përshkruar gazetarët e rrahur – e kanë bërë mut.
Dhe si për ti vënë pikën përdorimi më I shpeshtë vihet re ndër emigrantët që nuk kanë më asnjë shpresë te politikanët e vëndit të tyre – I bëra mutin Shqipërisë.
Zonja e zotërinj ky studim u frymëzua nga thënia e të madhit Konica – Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjë herë!
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion