Fjalët e fundit të Bushatit si ministër: Çështja të zgjidhet një orë e më parë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushati ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste që i besuan drejtimin e diplomacisë shqiptare.

Gjatë një konference me homologun e tij italian,  te fundit si ministër Bushati ka thënë se Rama ka marrë vendimin  për të ndryshuar drejtimin politik të Ministrisë së Jashtme, por ai ka apeluar që ky plotësim të bëhet sa më parë, për shkak  të zhvillimeve të shumta në arenën ndërkombëtare.

“Sot është dita e duhur për mua që dhe unë të shpreh opinionin tim duke qenë se shumë është folur dhe ka mbuluar të gjithë këtë periudhë. Mund të them që e kam konsideruar që ditën e parë punën time në këtë institucion nder dhe privilegj që më është dhënë për të përfaqësuar vendin tim në arenën ndërkombëtar dhe për këtë unë dhe sot dua të falënderoj kryeministrin Rama dhe forcën politike të cilën përfaqësoj, për besimin që më kanë dhënë. Në të njëjtën kohë natyrisht dua të falënderoj të gjithë ekipin e shërbimit të jashtëm, qoftë stafin diplomatik dhe teknik, që nga mesi i shtatorit e deri këto orë të fundit të miat në MEPj që më kanë shoqëruar e mbështetur për të arritur disa objektiva të rëndësishme në funksion të jetësimit të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë”, tha Bushati.

Më tej ministri në detyre ka shtuar se: “Besoj se është e qartë për këdo që pozicioni i ministrit ka dy dimensione: ka dimensionin kushtetues dhe dimensionin politik. Përsa i përket dimensionit politik, kryeministri e ka marrë tashmë vendimin e tij, ia ka bërë të ditur opinionit publik për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ. Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë.

Thënë kjo, në kuptimin kushtetues, apeli im sot është shumë i thjeshtë: për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershipit politik në MEPJ, por që do t’i krijonte njëkohësisht mundësi vendit për tu përfaqësuar në mënyrën të denjë dhe efeciente në arenën ndërkombëtare, aq më tepër ku siç e patë dhe gjatë konferencës së shtypit me kolegun tim italian vendi është përballë sfidave të cilat nuk i ka njohur të paktën më parë”, ka thën% Bushati.

Zjarr Tv Ad