Fjalimi i fortë i Agron Gjekmarkajt: PD duhet të ndahet nga berishizmi si u nda shoqëria nga enverizmi! Basha t’i japë fund modelit të Saliut

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Gjekmarkaj, deputet i PD dhe anëtar i Kuvendit Kombëtar, ka mbajtur një fjalim të fortë. Ai ka thënë se Sali Berisha është përgjegjës për problemet me të cilat kjo forcë politike po përballet sot, ndaj dhe Basha duhet të ndahet nga modeli i ish-kryeministrit.

“PD po pranon krizën e saj të madhe të identiteti. Identiteti i saj nuk mund të jetë identiteti i liderit. PD duhet të ndahet nga berishizmi si u nda shoqëria nga enverizmi. Berishizmi sot është enverizmi i demokracisë. Nuk dua të them se është burimi i gjithë të këqijave, duke mos e mohuar respektin dhe konsideratën intelektuale për Berishën, ai sot po godet trashëgimin e vet. Sali berisha duhet të priste”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.

Pjesë nga fjala e deputetit të PD:

Duke kaluar përmes sfidash dhe trazimesh, ja ku jemi sot. Ja ku jemi ne. Partia Demokratike e Shqipërisë. Ndonëse prezanca juaj këtu është burim vendosmërie, jemi këtu për të ndarë një krizë të madhe që na ka përfshirë. Ajo që shfaqet si luftë mes Bashës dhe Berishës, është një luftë për dy modele partish. PD është partia e të gjithëve dhe nuk mund të lejojë që kriza e një personaliteti politik si Sali Berisha të përcaktojë fatin e PD përgjithmonë. Askush sa Sali Berisha nuk mund të jetë përgjegjës për krijimin e këtyre problemeve. Do doja që ky Kuvend, kjo parti të realizojë vetveten në mënyrë kritike dhe analitike.

PD po pranon krizën e saj të madhe të identiteti. Identiteti i saj nuk mund të jetë identiteti i liderit. PD duhet të ndahet nga berishizmi si u nda shoqëria nga enverizmi. Berishizmi sot është enverizmi i demokracisë. Nuk dua të them se është burimi i gjithë të këqijave, duke mos e mohuar respektin dhe konsideratën intelektuale për Berishën, ai sot po godet trashëgimin e vet. Sali berisha duhet të priste. Për mijëra e mijëra demokratë që e kanë ngritur në majat e pushtetit. Mbi supet e tij mund të rrinte dhe një akt kaq tronditës sa shpallja “non grata”.

Nëse Lulzim Basha dhe ne demokratët duam ti ndryshojmë kultin kësaj partie duke e orientuar drejt së nesërmes, duhet ta kalojmë dhe pse jo ta rishpikim vetëveten. Basha e ka jetike ti japë fund modelit politik të promovuar nga Sali Berisha. Model që dominohet nga arroganca. Në Statutin e PD duhet të shkruhet me gërma kapitale se kur kryetari humbet zgjedhjet e certifkuara nga OSBE/ODIHR duhet të largohet. Ne duhet të mblidhemi përsëri dhe sa më shpesh në Kuvend te tilla. Ne jemi para zgjedhjeve lokale, një provë për ne dhe një mundësi e madhe për të ndërtuar alaeanca me qytetarët. Ndërtoni modelin tuaj të liderit, duke ia lënë modelin Berisha historisë.

Zjarr Tv Ad