Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për fjalimin e Edi Ramës në Elbasan, ku mblodhi grupin parlamentar të PS-së për zgjedhjet e 2021, deklaroi se kryeministri në atë takim dukej i konsumuar dhe i degraduar.
Salianji thekson se Rama në atë mbledhje dukej sikur po jepte fjalimin e lamtumirës.
“Shqiptarët dje prisnin që Edi Rama t’ju thoshte sesi do të bëhen shumë gjëra që kanë lidhje me shkollën, më çdo gjë. Fjalimi dukesh si fjalim lamtumire. Tregohej një njeri i konsumuar dhe e degraduar. Ata persona që paraqiti janë të degraduar, janë të njëjtët fytyra dhe njerëz të babëzitur që me fytyrat e tyre kanë laruar 500 mijë shqiptarë nga vendi. Në vend pasurohen 10 persona”, tha Salianji.
Ervin Salianji nënvizoi se opozita e bashkuar ka kaluar kandidatët në filtra, do të nxjerrë më të mirët në garë dhe do të arrijë fitore në zgjedhjet e vitit 2021.
“Tashmë pritet vetëm rotacioni politik. Rama nuk është i interesuar për të luftuar korrupsionin dhe pasuruar shqiptarët, por është i interesuar të bëjë propagandë. Gjeti se PS e ka humbur mbështetjen tashmë në popull.
Padiskutim ishte një fjalim lamtumire. Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të PD-së bëhet me kujdes. Edhe dje ambasadorja amerikane tha se listat nuk duhet të ketë njerëz të inkriminuar. Pritet vetëm formalizimi i kandidatëve, pasi të kalojnë në filtra”, përmbylli Salianji.