Fjalori fyes dhe sharjet në Parlament, shpërthen Xhafaj: Etika politike është zëvendësuar me shprehje ordinere, në këtë sallë ka negativitet

0
222
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj ka prekur gjatë fjalës së tij edhe sharjet e fyerjet gjatë debatit në Parlament. Teksa mbajti fjalën në Kuvend, Xhafaj tha se etika politike është zëvendësuar me shprehje ordinere.

“Fryma e debatit normal, konsensusit politik dhe etikës politike, tashmë është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përçmuese dhe jo rrallë ordinere, retorikën e ashpër, gjuhën e baltës dhe shpifjen. Dëshpërimisht kjo lloj qasje e gabuar është shndërruar në normalitet dhe instrument i të ashtuquajturës luftë politike”, tha Xhafaj.

Sipas tij “kjo sallë dhe çfarë ndodh këtu është arsyeja kryesore përse ka shifra kaq të larta negativiteti në sondazhet e barometrave të ndryshëm që na ndëshkojnë fort. Por edhe pse ka kaq shumë pesimizëm jashtë saj, veçanërisht te të rinjtë që vazhdojnë të largohen nga vendi. Kjo retorikë e turpshme, ca më keq, ka dalë edhe jashtë kësaj salle në gjuhë të huaja, në mediat e botës. Dëm më të madh nuk mund ti bëhet imazhit të vendit”.

Zjarr Tv Ad