Flakë të mëdha në mes të “Myslym Shyrit”, zjarrfikësit gjejnë një të moshuar në tualetin e apartamentit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në zonën e Shallvareve në “Myslym Shyr” në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se zjarri ka rënë në një pallat dhe tymi ka mbuluar Drejtorinë e Policisë që ndodhet aty pranë. Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa mësohet se ata kanë gjetur në tualetin e apartamentit një të moshuar.

Ajo është nxjerrë jashtë nga zjarrfikësit, ndërsa grupi hetimor bën me dije se shkaku i zjarrit është një rrjedhje gazi në shtëpi. E moshuara fatmirësisht nuk ka lëndime, vetëm shenja asfiksie dhe në tualet ishte futur për t’i shpëtuar flakëve.

Zjarr Tv Ad