Qytetarë kanë marrë fjalën në protestën që po mbahet para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.
Mes tyre ka folur dhe një pensioniste, e cila tha se ka ardhur për të bërë një vepër bamirësie dhe se pensionin e saj do ia falë bashkëshortes së kryeministrit.
“Kam ardhur në protestë të bëj një vepër bamirësie. 2 milionë lekë mua më duhen për analiza, ilaçe dhe vizita. Pensionin e kam 70 mijë lekë. Kam ardhur t’i fal pensionin tim Linda Ramës. Se unë me pension as nuk ha e as nuk pi, as nuk laj ujë e as nuk laj drita”, tha protestuesja pension
Edhe Flamur Bala, person me aftësi të kufizuara, i është bashkuar kësaj proteste, duke i kërkuar kryeministrit Rama uljen e çmimeve.
“Flamur Bala, person me aftësi të kufizuar dhe kam ardhur nga Durrësi. Të gjithë kemi dalë për arsye ekonomike. Sot erdha me makinë time me katër shokë. Fatura është 20 mijë lekë dhe vetëm 9 litra. Si mund ta përballojë një person me aftësi të kufizuara këtë. Por nuk është kjo arsyeja pasi janë rritur edhe çmimet e ushqimeve.
Ajo fouristrada Linkoln që ke marrë nga Amerika sa harxhon në ditë? Dhe ti thua se ne e përballojmë atë çmim, por ti nuk e ndjen sepse xhepin dhe miliardat i ke plot, por ti dhe politikanët e 30 viteve të fundit i keni plot”, tha ai.