Flamur Gashi në “Breaking”: Nga 46 ambasadorë shqiptarë, 34 prej tyre i ka mbaruar mandati

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ambasadori shqiptar në Sarajevë dhe njëkohësisht, këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Flamur Gashi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News për të folur për diplomacinë shqiptare.

I pyetur nëse në 10-vjeçarin e fundit, ambasadorët shqiptarë janë zgjedhur me meritokraci apo jo, Gashi tha se është nderi më i madh që i bëhet një individi që të përfaqësojë kombin e tij në një shtet tjetër mik.

“Nderi më i madh që i bëhet një individi është të emërohet të përfaqësojë vkombin e vet te një shtet mik. Kemi pas një valë të dërgimit të ambasdorëve që kur u ndërrua pushteti nga PD në PS, ka pasur një heshtje, pastaj kemi pasur emërimin e 17 ambasdorëve të rinj, kurse tani përsëri heshtje.

Tani jemi në një fazë të re, kur falë ndryshimeve që iu bënë ligjit, që u bë 3 vjet ,dhe për mua ky është gabim. Ne nga 46 ambasada që i kemi në botë, 34 ambasadorë e kanë kaluar mandatin e tyre. Shumica e tyre janë mbi 5 vite në shërbim,” tha Gashi.

Kemi një mungesë të diplomatëve shqiptarë, të personave që ia vlejnë?

Ne kemi diplomatë shumë të mirë, që e përfaqësojnë me dinjitet kombin në vendet mike. Diplomatë që i kanë bërë ndere kombit, por ka një ngërç apo mosdashje të lëvizjes së këtij procesi për këtë punë. Është qeveria që ngarkon apo shkarkon në detyrë të një ambasadori. Trupa jonë diplomatike, ka diplomat shumë të mirë që marrin detyra me përgjegjësi të larta,” u shpreh Gashi.

Zjarr Tv Ad