Flamur Noka bën parashikimin për zgjedhjet e 25 Prillit: Ja sa mandate marrim në Tiranë…

0
304
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i PD-së në Tiranë, Flamur Noka është shprehur s’e Partia Demokratike synon të marrë 20 mandate në Tiranë.

“Maxhoranca maksimumin e saj që ka parashtruar në fillimin e fushatës ka qenë 18. Hera e parë që ka një synim kaq të ulët, sepse ata e dinë shumë mirë që janë në prag të një disfate. Askush më, qytetar i denjë i Tiranës nuk beson më tek rilindja. Rilindja është e dështuar.

Numri që PD ka të sigurt në Tiranë, është numri 20. Të diskutosh për numra më poshtë 20 është si të luash me të paluajturën”, shprehet Noka.

Sa i përket renditjes së tij, i 14-ti në Tiranë, Noka deklaroi s’e nuk ka asnjë rëndësi numri apo renditja, por fitorja e së mirës mbi të keqen.

“Kam një investim jetësor në këtë forcë politike dhe për mua nuk ka qenë e rëndësishme as numri as vendi, e rëndësishme që të mbizotërojë e mira mbi të keqen. Nuk kam asnjë lidhje me hatërmbetjet. Për mua është një gjë thelbësore, fitorja e së mirës ndaj së keqes, fitorja e PD. Më i rëndësishëm se vendi është e rëndësishme të triumfohet mbi këtë të keqe që ka kapluar vendin.

Ka qenë një kërkesë e imja, në bashkëpunim me kryetarin e partisë sepse Tirana është fushëbeteja kryesore e opozitës. Në këtë aspekt roli im dhe kontributi do ishte shumë më domethënës. Edi Rama e ka zhdukur shpresën në këtë vend. Është PD dhe opozita që po ngjall shpresën. S’mund të flasë për shpresën ai që përzuri 500 mijë shqiptarë. Ai që mund të flasë për shpresën është Lulzim Basha dhe opozita”, kështu ka deklaruar Flamur Noka.

 

Zjarr Tv Ad