Deputeti Flamur Noka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Komisioni i Rithemelimit do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të shpallen nga Presidenti Meta së shpejti. I ftuar në emisionin “PUSHTETI” me Jueal Meçanin në Flamur Noka premtoi se do të fitojnë shumicën e këtyre bashkive, duke shtuar se kanë nisur bisedimet me aletatët për këto zgjedhje.
“Foltorja ka bërë që ne të ridimensionojmë marrëdhëniet me demokratët. Dua të them që demokratët 8 vite kanë vuajtuar, shitjen e kauzave. Sot janë më të bashkuar se kurrë pas Sali Berishës dhe të gjithë ne tjerëve. Ata kanë kërkuar vetëm një gjë, që të mos priten në besë. Nëse lideri i tyre do ja garantonte këtë gjë, të jeni të sigurtë se ata sot do të ishin në pushtet. Ata e dinë që Sali Berisha nuk i pret në besë. Ishte në Dibër, 50 anëtarë të PD-së kanë qenë në takim gjithsej. Të njëjten gje në Fier.
Padyshim që bizneset e Kapllanajt dhe miqve të tjerë kanë punëtorë. Mund të ndihmojë dhe Rama të mbushin sallat, por nuk janë demokratë ata. Ka një potencial sot që nuk e prisnim. Të gjithë e shohin veten te Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimkt. Ne kemi marrë vendim që në zgjedhjet lokale të pjesshme PD të ketë kandidatët e saj. T ëjeni të sigurtë që do fitojmë shumicën e këtyre bashkive. Pas datës së zgjedhjeve do të shihni fitues demokratët. Do jemi në aleancë. Gjithkush do të ftohet dhe do jetë pjesë e frontit opozitar. Kemi filluar bisedimet. Jo vetëm të fitojmë zgjedhjet por të rikthejmë dinjitetin për shqiptarët. Ne kemi vetëm një sfidë, të çojmë demokratët në pushtet që nuk e bëri kurrë pengu. Ne kemi mision mbrojtjen e pluralizimit dhe rikthimin e demokratëve në pushtet”, u shpreh Noka.
“Është shumë e dhimbshme kur shikon sesi regjimi, i cili duhet të ishte përballë, bën gjitçka për t’i shërbyer goditjeve që i jep pengu PD-së. Është shumë e dhimbshme për çdo demokrat, kur shikon si një njëri që ka qenë vetëm përfitues ta kthen shtëpinë në bunker. Është më e dhimbshme kur sheh njeriun më të urryer nga demokratët pas Edi Ramës, Taulant Balla flet në emër të demokratëve, per t’i plotësuar dëshirat pengut.
Një i shkarkuar nuk mund të marrë asnjë vendim. Mua më shqetëson që pashe shtetin tim që ishte gati të shkelte ligjin vetem për t’i plotësuar dëshirën pengut të regjimit. Misioni i Lulzim Bashës nuk ka qenë asnjë ditë për të sjellë PD në pushtet, por për ta sfumuar PD-në. Pengu nuk la gjë pa i thënë demokratëve. Ne kemi misionin të mbrojmë pluralizimin në këtë vend“, deklaroi ai.