Flamur Noka e quajti “peng”, i përgjigjet Bardhi: Peng është ai që ka diçka për të fshehur

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazment Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD, i është përgjigjur deklaratës që deputeti Flamur Noka ka bërë pasditen e sotme, duke e quajtur atë dhe Lulzim Bashës persona të marrë peng. Sipas Bardhit, peng është ai person që ka diçka për të fshehur.

“Di të them vetëm një gjë, që peng është ai që ka diçka për të fshehur, apo për të marrë. Unë as kam dhënë dhe as kam marrë, kurrë, asgjë, asnjëherë. Jam i hapur ndaj cilitdo, që të tregojë provat. Zoti Berisha ka ngritur gjyq ndaj DASH dhe thotë na paraqisni prova. Ndërkohë, ka dy muaj që akuzon se jemi pengje të Edi Ramës. Po a ka njeri në Shqipëri më të interesuar se Lulzim Basha për të mundur Edi Ramën dhe për t’u bërë kryeministër”, tha Bardhi.

Më tej, ai bëri thirrje që hallet personale të deputetëve që mbështesin Berishën të mos u mbivendosen halleve të demokratëve.

“Nuk mund t’u mbivendosim demokratëve hallet tona personale. U themi që partinë do e bëjmë bunker dhe të rrimë me sytë nga qielli se mos vjen ndonjë raketë nga Amerika. Nuk tallesh dot me demokratët. Gjithkush të respektoj sakrificën e tyre. Hallet personale t’i mbajë në shtëpiën e vet”, tha Bardhi në një konferencë për mediat nga selia e PD.

I pyetur nga Syri Tv se perse duhet t’i dorëzoheshina tij firmat, kur ai nuk është zgjedhur nga demokratët por është emëruar, Gaz Bardhi këmbënguli të kundërtën. Ai debatoi për disa çaste me gazetarin e medias në fjalë dhe tha se ishte zgjedhur sekretar i PD dhe me firmë të vetë Sali Berishës.

“Nuk do mi besojnë mua. (Flet për formularët.) Do duhet t’ia besojnë institucioneve të PD. E gjithë kjo tollovi është krijuar për shkak të marrëdhënies së Sali Berishës me SHBA. Ky është motivi dhe arsyeja. Me këtë nuk kanë të bëjnë hallet e demokratëve. Unë jam zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PD me votën e Sali Berishës”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad