Flamur Noka: Jemi bërë bashkë gjithë intelektualët, Basha s’po gjen dot kandidatë për 6 bashkitë

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Flamur Noka, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka folur nga Vora për mediat aty ku po zhvillohen primaret për zgjedhjen e kandidatit për zgjedhjet lokale të 6 Marsit. Noka tha se beteja në këto zgjedhje nuk është me demokratët, por me Edi Ramën.

“Beteja është përballë regjimit. Në këtë betejë ne do të konsiderojmë herë pas here edhe stërkëmbëzat që hedh shoqata. Betejën e kemi me regjimin dhe kreun e regjimit, Edi Rama. Beteja është për të vendosur demokracinë në këtë vend dhe për të mbrojtur pluralizmin”, tha Noka.

Ai u shpreh se PD do ta marrë Bashkinë e Vorës. Psoriaza zgjidhet për 3 ditë me një trajtim të thjeshtë në shtëpi Kërpudhat toenail do të zhduket nëse ju bëni këtë! “Ju siguroj që kandidatët tanë janë dy figura të spikatura të zonës, përfaqësues të denjë të qytetarisë së Vorës. Janë dy intelektualë dhe personalitete të PD-së, sigurisht këta janë përfaqësia e qytetit dhe këta do të fitojnë”,

Por pikëpyetja është se si do futen në garë kandidatët. Noka tha se kjo do të bëhet e ditur për mediat ditët në vijim, ndërsa tha se së shpejti do të konkludohen dhe finalizohen marrëveshje me aleatë. Ndryshe thotë për Bashën, që sipas Nokës, është braktisur nga aleatët dhe nuk po gjen kandidatë për t’i regjistruar në zgjedhje. “Për një gjë të jeni të sigurtë që kandidatët tanë janë të përzgjedhur në mënyrë demokratike, me demokraci direkte janë kandidatët më të mirë dhe se si do të regjistrohen ata do ta dëgjoni ditën e hënë ose të martë, kur ne të konkludojmë, për këtë mos kini merak.

Për një gjë të jesh e sigurt. Shoqata e bravave nuk po gjen dot kandidatë në 6 bashkitë që ka garë dhe nuk ka asnjë aleat. Aleatët e kanë braktisur. Ditët në vazhdim, deri ditën e mërkurë që është afati për regjistrimet do ta shihni se si do të konkludojmë dhe finalizojmë marrëvshjet. Pa diskutim është skenari dhe një skenar që e nxjerr forcën tonë fituese”, tha Noka.

Zjarr Tv Ad