Flamur Noka reagon pas shkarkimit: Basha mori urdhër nga Rama për të më larguar

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Flamur Noka, ka reaguar pas vendimit të kryetarit Lulzim Basha që e shkarkoi atë nga detyra e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë. Noka e quajti këtë vendim të Bashës në kundërshtim të statutit të partisë.

“Basha tregoi sot se është një peng që merr urdhra nga ai që e ka marrë peng. Është e qartë që Edi Ramës nuk i duhet Flamur Noka në atë parti dhe këtë e bën shegerti i tij në PD. Jam në atë parti që nga fillimet e saj. Basha gjithmonë është fshehur pas të tjerëve dhe gjithmonë ka ecur me torinë “hedh gurin dhe fshih dorën”. Ky është një vendim anti-statutor. Ai merr vetëm urdhra nga shefi i tij sepse ai vetëm këtë di të bëjë.

Basha është në panik. Me këtë veprim tregoi se e ka përfshuirë paniku. Vetëm ikja e tij duhet sepse po e kthen PD-në në apendiks të Rilindjes. Duke qenë se unë jam nga ata zëra që nuk bëj kompromis me vlerat e PD dhe anëtarësia e saj, ai nuk i duron dot këto. Pa më të voglin merr vendime të tilla, thjesht dhe vetëm thjesht për t’i lehtësuar mbledhjet sepse ai është mësuar të bëjë vetëm monolog dhe nuk pranon dialog apo ide të tjera.

Ai që shpif është zoti Basha. Unë në mbledhje të grupit kam kërkuar që në mbledhje të mbahet protokoll sepse duhet të mbeten gjurmë. Fatet e PD janë në rrezik për shkak të vendimeve të Bashës. Ai po e kthen opozitën siç e ka kërkuar Rama prej shumë vitesh.

I kam kërkuar dorëheqjen sepse PD nuk mund të jetë peng i tij. fati i PD nuk mund të jetë fati i tij. Kam dëshmitarë që i kam kërkuar të mos bëjë presione anëtarëisë që të mos e firmosin peticionin. Ai mu kthye me një lumë akuzash duke e quajtur “llum” anëtarësinë e PD-së” – tha Noka në një prononcim për ABC.

Zjarr Tv Ad