Deputeti demokrat Flamur Noka, ka dalë i tensionuar nga mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, pasi kryedemokrati Basha komunikoi vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Në një deklaratë për mediat, Noka tha se Basha mohoi historinë e Pd-së me këtë vednim, teksa shtoi se Berisha është njeriu më pro-amerikan në 30 vitet e fundit.
“Sali Berisha është njeriu më pro amerikan i 30 viteve të fundit. Sali Berisha themeloi PD-në, u ngrit kundër regjimit me ëndrrën amerikane në shpirtin e tij, mbi vlerat dhe parimet e demokracisë amerikane u themelua PD. Jetoi me 30 vite mbi këto parime. Busulla e PD ka qenë orientimi euro-atlantik. Në lidhje me vendimin e Sekretarit Blinken, Berisha ka marrë një vendim të tijin. Ka kërkuar të mos përfshidhet PD, por përjashtimi i tij është mohim i historisë së PD. Është mohim i suksesit të kësaj force. Vendimi është individual i kryetarit”, tha Noka.