Deputeti demokrat, Flamur Noka ka akuzuar sërish mbrëmjen e sotme ish kreun e PD-së, Lulzimm Basha, duke thënë se nuk ka dashur kurrë fitoren e Partisë Demokratike.
Noka u shpreh në një intervistë në “Syri Tv” se ai di shumë prej pazareve të Bashës, teksa shtoi se ish-kryedemokrati nuk ka dashur të bëhej kryeministër.
“I kam kuptuar me kohë, kam refuzuar të përfshihem në listën e deputetëve të PD me firmën e Lulzim Bashës. Ka qenë një periudhë disa ditore negociatash dhe lutjesh nga Basha që të isha në listën e deputetëve të tij.
Di shumë pazare, kishte kohë që po i fuste thikën pas shpine PD-së. Nuk kam pranuar. Për hir të demokratëve që mos të dëmtohej fushata u futa në lista. Për Bashën e dija që ai nuk do kurrë fitoren. Ai nuk donte të bëhej kurrë kryeministër”, tha Noka.