Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kërkon nga grupi i Enkelejd Alibeajt, që të tërheqin padinë në Gjykatën e Apelit, për statutin e PD.
Gjatë një prononcimi për mediat nga selia blu, Noka tha se kjo është rruga e vetme për t’u thënë demokratëve se po PD po bashkohet për t’u përballur me Edi Ramën.
“Koha për të reflektuar është gjihtmonë se me sa shoh kanë reflektuar. Tërheqja e padisë është rruga e vetme për t’i dhënë sinjal të qartë demokratëve që bashkohet dhe jemi bashkë me një qëllim për t’u përballur me Edi Ramën dhe regjimin e tij, por sigurisht ka kohë gjithmonë”, u shpreh Noka.
Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD erdhi pas qëndrimit të shprehur nga grupi i Enkelejd Alibeajt se do të mandatohej Gazment Bardhi për të negociuar me Partinë Demokratike, daljen me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të 2023.