Flamur Noka vrapon drejt sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe i hedh miell, Gjonçaj: Bravo, teatër fantastik

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit janë përplasur ditën e sotme me Gardën e Republikës, ndërkohë që Flamur Noka ka bërë një gjest të ashpër, duke spërkatur me miell efektivët e Gardës.

Madje, Flamur Noka ka shkuar më tej, teksa i ka hedhur miell edhe sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj.

Ky i fundit siç shihet nga pamjet po qëndronte në anën e kundër të deputete, por Flamur Noka ka shkuar me vrap drejt tij, duke i hedhur miell në kokë.

“Bravo, teatër fantastik”, iu drejtua Genc Gjonçaj deputetit demokrat, duke e ironizuar gjestin e tij duke duartrokitur. Ndërsa Noka i fundit i thotë: “Ti je narko-regjim”.

Flamur Noka, i cili është përjashtuar për 20 ditë nga Kuvendit, gjithashtu ka hedhur miell në drejtim të punonjësve të Gardës që qëndrojnë tek dera e Parlamenti.

Zjarr Tv Ad