Flamuri i NATO-s ngrihet në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

0
14

Para godinës së Qeverisë së Maqedonisë së veriut është ngritur flamuri i NATO-s. Ky veprim u bë në mënyrë solemne, pasi Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30 e Aleancës.

Në këtë ceremoni kryeministri Zoran Zaev, tha se u dëshmua se Maqedonia është në rrugën e vërtetë të progresit dhe zhvillimit.

“Arritëm nga binarët dytësor të Ballkani në të cilët prisnim me dekada, u kthyem në autostradën kryesore të Evropës. Mundemi të gjithë të jemi krenarë që e jetojmë kohën e re, erën e ndërtimit të shoqërisë demokratike, të qytetarëve të barabartë, të cilët janë të gatshëm t’i marrin vlerat evropiane”,  theksoi Zoran Zaev.