Flamuri i shqiptarëve ndër 5 më të vjetrit në botë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Flamuri më i vjetër në botë është, ai i Skocisë. Ai shfaqet për herë të parë në vitin 832 pas Krishtit gjatë një beteje.

Më pas si flamuri më i vjetër renditet ai i Austrisë. Flamuri i austriakëve shfaqet për herë të parë në vitin 1230. Dizajni i këtij flamuri bazohet në stemën e dinastisë Babenberg.

Në vend të tretë renditet flamuri i Letonisë, i cili daton në vitin 128O. Për herë të parë ky flamur përmendet në një kronikë mesjetare me titull “Kronika Rhymed e Livonias”.

Në vendin e katërtë shfaqet flamuri i Danimarkës, i cili daton në vitin 1307. Ky flamur gjithashtu mban edhe një rekord në librin “Gunness” pasi shfaqet më shumë se çdo flamur tjetër në mesjetë.

Ndërsa në vendin e pestë si flamuri më i vjetër renditet flamuri ynë, i cili daton në vitin 1443.

Dalja e parë e flamurit të Shqipërisë ishte më 28 Nëntor 1443, kur Skënderbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë, ngriti flamurin e tij mbi fortesën e Krujës në kundërshtim me turqit që sunduan vendin. Ndërsa më 28 nëntor 1912 kur u shpall pavarësia flamuri u njoh zyrtarisht.

 

Zjarr Tv Ad