Flamurtari gjen trajnerin e sezonit të ri

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Julian Ahmataj do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit për sezonin e ri. Ashtu sikurse ishte përfolur më parë, tekniku i njohur ka arritur akordin me drejtuesit vlonjatë dhe brenda këtyre ditëve pritet të prezantohet në ambientet e klubit. Gjithashtu neësport.al mëson se presidenti Idrizi ka zgjidhur ngërçin financiar dhe kësisoj priten shumë zhvillime në kampin vlonjat.

Fillimisht po bisedohet me futbollistët që kontribuan në edicionin e shkuar, ndërkohë janë “piketuar” përforcimet e verës. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë merkato do të jetë e kujdesshme për të reduktuar shpenzimet kolosale të viteve të shkuara. Pas emërimit të Artim Pollozhanit si drejtor sportiv, tashmë është radha e Julian Ahmatajt për t’u prezantuar në krye të pankinës vlonjate.

 

Zjarr Tv Ad