SPAK ka sekuestruar sot 26 pasuri të paluajtshme të Ylli Ndroqit, pronar i një televizioni privat në Tiranë.
Në lidhje me këtë lajm , janë deklaruar avokatët e Ndroqit. Ata thanë se vendimi për sekuestrimin e pasurisë së Ndroqit është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të SPAK, ndërsa do të apelojnë këtë vendim në shkallë më lart të gjyqësorit.
Për avokatët, sulmi ndaj Ylli Ndroqit është politik, pasi biznesmeni ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj.
“Ylli Ndroqi nuk është i shoqëruar. Na është dhënë vendimi në dorë për sekuestro. Ky është vendim i shkallës së parë të SPAK, do ta apelojmë. Makina e tij ndodhet në ambjentet e Policisë së Tiranës.
Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para gjykatës se pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij. Ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj”, deklaruan avokatët.