Bëhet me dije se viktima është Pamela Mërtiri dhe jetonte në Tiranë, por familjen e saj e kishte në Vlorë disa metra më tutje ku ka ndërmarrë aktin ekstrem.
Sipas burimeve 34-vjeçarja është vajza e një mjeku të njohur të Urgjencës në Vlorë që për momentin është në pension.
Nëna dhe fëmija u dërguan në gjendje të rëndë në spital, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ti mbajnë në jetë pas plagëve të marra.
Një banor i lagjes ka thënë se pavarësisht ndihmës nga një qytetar që e dërgoi me shpejtësi fëmija e dha frymën e fundit në spital. Gjithashtu edhe nëna e cila u transportua me ambulancë ndërroi jetë në spital.
“Të atin e njohim edhe mamanë. Edhe i ati jetonte në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. Ishte farmaciste në Tiranë. Na ka tronditur shumë, mezi po flas. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte,” shprehet qytetarja.