Flasin ekspertët/ Ja sa orë duhet të flini…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kërkimet e fundit, kanë sugjeruar që të rriturit që flenë shumë pak ose e teprojnë me gjumë, janë në rrezik më të madh nga problemet që mund t’i shkaktojnë zemrës ose goditja në tru. Shkencëtarët thonë s’e kjo mbase shihet më së miri nga fakti se; “zemra e tyre është më e vjetër se ata vetë”.

Një studim amerikan, ka zbuluar se njerëzit që flenë shtatë orë natën, kanë një zemër 3.7 vjet më të re se mosha e tyre biologjike, ndërsa ata që flenë gjashtë ose tetë orë kanë një zemër 4.5 vjet më të vjetër se sa do të duhej.

Rreziku më i madh, është tek ata që flenë pesë ose më pak se pesë orë, zemra e tyre është pesë vjet më e vjetër se mosha e tyre biologjike.

Gjithashtu, është përcaktuar që periudha më të gjata me gjumë të pamjaftueshëm, kanë pasoja negative në disa sisteme të trupit, përfshirë edhe sistemin kardiovaskular.

Ju nuk duhet të flini shumë pak, por as nuk është mirë të flini shumë!

Zjarr Tv Ad