Flasin për bashkim por sulmojnë Lulzim Bashën, në Kuvend

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike, grupimi që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe që quhet prej tyre Komisioni i Rithemelimit, ka nisur sot punimet për Kuvendin Kombëtar. Do të zgjidhen organet e reja të Partisë, anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe do caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Prej javësh demokratët kanë folur për bashkimin e partisë dhe madje kanë ftuar dhe kryetarin e dorëhequr Lulzim Basha, që të jetë dhe ai i pranishëm. Por ndryshe ka ndodhur në punimet e sotme kur që në nisje është sulmuar Basha dhe grupi që e mbështeti atë.

Këlliçi i quajti “malinje” përpjekjet e Lulzim Bashës për të qëndruar në krye të partisë, ndërsa u shpreh “Në këtë sallë me 1958 karrige të mos ulen kurrë më 5004 delegatë”.

Më pas, në Kuvend është shfaqur për të pranishmit një dokumentar për ngjarjet në Partinë Demokratike, që zanafillën e kishte që te zgjedhjet e 25 prillit. Gjuha e përdorur aty, për zgjedhjet dhe ngjarjet që pasuan më vonë në përjashtimin e Berishës, kishin “në shënjestër” ish-kryetarin dhe mbështetësit e tij.

Zjarr Tv Ad