Fleckenstein: Duam një Ministri të Brendshme, funksionale

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyrtarë të Bashkimit Europian këkrojnë që Ministria e Brendshme të jetë funksionale, pas ngërçit të krijuar nga Presidenti. Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ka komentuar konfliktin mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Fleckenstein tha se Bashkimi Evropian dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale, them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’i japë të njëjtin propozim. Nuk e di se çfarë arsyesh ka Presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ka komentuar dhe ngjarjen e ndodhur në Bularat: Nuk e di nëse Kacifa duhej qëlluar

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, deklaroi se pyetja mbi ngjarjet në Bularat është nëse duhej qëlluar apo jo Kostandin Kacifas.

“Mora një letër të gjatë nga disa kolegë. Gjithçka kam lexuar për këtë çështje është që nuk më jep një panoramë të gjerë se ç’ishte e nevojshme apo jo për t’u bërë. Pyetja është: a ishte e nevojshme për ta qëlluar? Ai kishte një kallashnikov në dorë. Por, e di që ai ka bërë diçka, por nesë ishte e nevojshme për ta qëlluar apo jo nuk mund ta them”, deklaroi Fleckenstein.

“Nuk mendoj se ka nevojë të kemi nacionalistë grekë që të keqpërdorin këtë situatë të trishtë. Nga njëra anë mos lejojmë nacionalistët të përdorin këtë situatë, nga ana tjetër të jemi të hapur për ta zgjidhur problemin mes dy vendeve, nëse nuk ka asgjë për të fshehur”, u shpreh Fleckenstein.

Zjarr Tv Ad