Fleckenstein:Bëni detyrat për integrimin!

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eurodeputeti, Knut Fleckenstein, thotë se derisa të hapet dera për integrimin e Shqipërisë, ka mbi 150 kushte por si pozitive ai sheh faktin që në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian nuk ka kushte shtesë. Gjatë tryezës së rrumbullakët “Çfarë e pret Shqipërinë pas konkluzioneve të Këshillit të BE”, zyrtari europian, i bëri thirrje politikës të avancojë me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Ndërsa ambasadorja Vlahutin, tha se integrimi europian nuk është për axhenda të fshehura, ndërsa sipas saj procesi kërkon që të ketë bashkim, jo retorikë. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, thotë se në konkluzionet e Këshillit të Europës për çeljen e negociatave, nuk ka kushte shtesë por kërkohet avancimi i reformave të nisura.
Në Tiranë, ku mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Çfarë pritet nga Shqipëria pas konkluzioneve të Këshillit të BE; Pritshmëritë dhe Detyrat”, zyrtari europian, kishte disa këshilla për politikën në vend:
Knut Fleckenstein: Çfarë pritet është që reformat të vazhdojnë dhe të mos ndërpriten. Jam i lumtur për faktin që ka kushte, por edhe që nuk ka kushte të reja. Ajo çka Këshilli nënvizon është se ata shohin progres në prioritetet kyçe. 25 nga 28 shtete anëtare thanë thjesht OK. Të jem serioz tani, do doja që negociatat të hapeshin pak më herët, ndoshta një vit më parë.Fleckentein tha se vendet që hezituan, problemin nuk e kishin me Shqipërinë por me vetë Bashkimin Europian.
Knut Fleckenstein: Ato 3 vende që thanë JO nuk thanë JO për shkak të Shqipërisë, por thanë jo për shkak të situatës brenda BE-së. Janë të bindur se fillimisht duhet të zgjidhim problemet tona.
Ndërsa Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin, i kujtoi politikës shqiptare se ka një vit të vështirë përpara.
Romana Vlahutin: “Screening” nis këtë verë. Është punë shumë e rëndësishme. Shqipëria ka vendosur të bëjë diçka mjaft të mençur, t’i bëjë gjërat paraprakisht. Me reformën gjyqësore keni bërë paraprakisht një punë të madhe, që kërkon shumë kohë. Vlahutin apeloi, për konsensus politik në çështjet e integrimit.
Romana Vlahutin: Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo retorikë. Integrimi europian nuk është për axhenda të fshehura. E kemi parë në disa vende por dhe ketu, disa grupe interesi e kanë kuptuar se çfarë është BE, por ka dhe disa grupe qe nuk nxitojne sepse nuk e duan BE. Shumica dhe pakica duhet të bashkëpunojnë. Shumica te shtrijë dorën e dialogut, sepse pa këtë, procesi është pothuajse i pa mundur.
Në tryezë ishtë dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili tha se në muajin korrik nis puna analitike për kapitujt që duhen plotësuar.Bushati: Fillimisht për kapitujt 23,24, që janë kapitujt që kanë lidhje me lirinë, drejtësinë, sigurinë dhe të drejtat e njeriut.

Zjarr Tv Ad