Flet agjenti i Hysajt: Oferta e Atleticos ishte shumë e ulët

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, po lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm tek Atletico Madrid.

Klubi spanjoll ka bërë dy oferta për mbrojtësin e krahut të djathtë, por akoma nuk ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Napolit që zotëron kartonin e shkodranit.

Lidhur me këto zëra ka folur edhe agjenti i lojtarit, duke bërë të ditur se ka pasur oferta, por ato ishin shumë të ulta.

“ Oferta e Atletiko Madrid ishte e ulët dhe nuk respekton vlerat e një futbollisti. Ka qenë më pak se 25 milionë euro. Unë nuk mund të them sa vlen, për atë është klubi. Napoli e vendos çmimin.

Kur bëhet fjalë për Atletikon, si mund t’i thuash jo. Mbase, Hysaj do të provojë një eksperiencë jashtë, pas karrierës në Itali. Ai është një djalosh që e do shumë qytetin e Napolit dhe i detyrohet të kaltërve për atë që është bërë. Një thirrje nga Sarri te Juventusi? Pse nuk duhet të shkojë Është një profesionist.

Mbetet të shihet nëse madrilenët do të rrisin ofertën për Hysaj, ndërsa në krahun tjetër Napoli kërkon 30 milionë euro për kartonin e lojtarit.

 

Zjarr Tv Ad