Flet Arta Dade: Pse nuk po arrestohen “Peshqit e Mëdhenj”?

0
336
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministrja Arta Dade, ka folur për Shqipërinë se duhet ta kishte luajtur më mirë rolin e lidershipit në rajon, për shkak se në shumë prej vendeve të rajonit ka shqiptarë. Mirëpo kjo mundësi, sipas saj, nuk është përdorur mjaftueshëm.

“Unë mendoj se karta e luajtjes së rolit të lidershipit në rajon edhe është zbehur sepse Shqipëria duhet ta kishte luajtur këtë rol jo vetëm sepse ka shqiptarë në katër njësi shtetërore në rajon, por edhe për faktin se ne kemi kohë që e kemi nisur këtë proces”, – u shpreh Dade.

Gjithashtu, Arta Dade përmendi se në raport me vendet e Rajonit, jemi mbrapa, pasi Serbia dhe Mali i Zi, kanë kaluar kapituj të rëndësishëm gjatë procesit të integrimit në BE, kapituj që ne nuk i kemi hapur ende.

“Ka vende që e kanë nisur më mbrapa dhe an e kanë kaluar si Serbia dhe Mali i zi që do zë vazhdojnë me diskutime kapitujve, ata kanë kaluar kapituj të rëndësishëm të këtij procesi. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin Konferencën e parë”, – u shpreh znj. Dade.

Ish-ministrja, tha se Shqipëria duhet të kishte bërë më shumë përpjekje, sa i përket luftës kundër korrupsionit mirëpo me Reformën në Drejtësi, sipas znj. Dade, vendi është në rrugë të mirë.

“Unë besoj se duhet të kishim bërë më shumë përpjekje, me rezultate më të prekshme, në mënyrë të veçantë në luftën kundër korrupsionit, apo edhe të funksionimit të institucioneve demokratike”, – u shpreh znj. Dade. “Ndoshta kjo e para lidhet edhe me Reformën në Drejtësi e cila ka avancuar dhe le të shpresojmë se do të japë frytet e veta, duke lënë pas pandëshkueshmerinë që ka qenë non-stop në të gjitha progres raportet”, u shpreh ajo.

 

Zjarr Tv Ad