Flet Astrit Patozi: Sali Berisha duhej të kishte ikur me kohë, do ishte më dinjitoze për të dhe…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Astrit Patozi, është shprehur ditën e djeshme se ish-kryeministri Sali Berisha, duhet të ishte larguar me kohë nga politika.

Ai thotë se kjo do të ishte më dinjitoze për Berishën dhe më e dobishme për Partinë Demokratike. Patozi e konsideron Berishën si një barrë për të djathtën, teksa thotë se Berisha dhe Basha, duhet t’i japin fund marrëdhënies me njëri-tjetrin.

“Unë Sali Berishës do t’i kisha sugjeruar… dhe e kam thënë në fakt… që duhej të largohej që me kohë nga PD-ja. Madje, koha më e mirë ishte 2013-ta, por prapë nuk është vonë. Më dinjitoze do të ishte për të dhe më e dobishme për Partinë Demokratike. Nuk ka pse të mbajë një ngarkesë tjetër, ndërkohë që boll ka Lulzim Bashën kryetar dhe shumë e shumë halle të tjera.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të dy i janë shitur publikut, njëri sikur nuk ka asnjë gisht në vendimmarrjet e mëdha Brenda partisë, dhe tjetri sikur nuk e le ai që të qeverisë, sepse po të qeveriste do të bënte më mirë. Në fakt, po të ishte i vetëm do të bënte edhe më keq, sipas meje.

Të dy do ta vijnë njësoj, siç e kanë përdorur këtë marrëdhënie të pasinqertë. Do ta vuajnë sepse janë të detyruar të prononcohen.

Zjarr Tv Ad