Flet Basha: Edi Rama ka dërguar njerëz tek një ish-Komandant i UÇK-së dhe i ka ofruar tendera…

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka folur lidhur me akuzat e mazhorancës, për rolin e tij në hetimet në luftën e Kosovës.

Basha është shprehur se; Kryeministri Edi Rama, ka dërguar njerëz tek një ish-Komandant i UÇK-së, për t’i ofruar tendera dhe para, në mënyrë që të tërheqë fjalët e mira lidhur me mua.

“Doni të dini diçka? Ta bëj një lajm të vogël sot? Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UÇK-së dhe i ka  thënë Edi Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lulzim Bashën, që të vazhdojmë fushatën ndaj tij. Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”-është shprehur Basha.

Zjarr Tv Ad