Ish-presidenti Bujar Nishani, është shprehur ashpër ndaj asaj që ai e ka konsideruar si një bashkëpunim mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, Basha dhe Rama po punojnë me njëri-tjetrin, në mënyrë që t’i kthejnë shqiptarët në qytetarë të kategorisë së dytë. Më tej në statusin e tij në ‘facebook’, ai shkruan se sipas tyre shqiptarët nuk duhet të kenë të njëjtat standarde si popujt e tjerë europianë. Në fund të reagimit të tij, Nishani shkruan se kjo gjë nuk duhet lejuar të ndodhë dhe se shqiptarët duhet të reagonjnë me çdo kusht.
Ish presidenti, Bujar Nishani
Edi Rama & Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të !
Sipas PLATFORMES së tyre ;
Për shqiptarët mjafton kjo ekonomi mizerabël,
Për shqiptarët nuk ka nevojë për shtet serioz dhe institucione normale,
Për shqiptarët nuk ka nevojë për rregulla e kode demokratike,
Për shqiptarët nuk janë të rëndësishme liria, të drejtat themelore, dinjiteti,
Për shqiptarët nuk janë të nevojshme standartet që gëzojnë popujt & shoqëritë e tjera evropiane.
Mjafton që Rama & Basha të vegjetojnë mbi mjerimin dhe talljen ndaj shqiptarëve.
Shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të!
Kurrë, me çdo çmim që të nevojitet !