Flet Damian Gjiknuri: Partia Socialiste do mbetet lider në politikën shqiptare…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Damian Gjiknuri, tashmë Sekretar i Përgjithshëm i PS, ka folur për mediat paraditen e sotme pas një takimi që është zhvilluar në selinë rozë. Ai është shprehur se fillimi i vitit 2022, do ta gjejë këtë forcë politike me statut të ri dhe riorganizim të ri.

“Fillimi i vitit do ta gjejë PS me statut të ri dhe orgnizim të ri. Kjo pasi duhet t’i përgjigjemi sfidave që kërkon mandati i tretë. Njerëzit presin më shumë. PS ka eksperiencë të madhe, por ka pasur dhe probleme për të cilat duhet të reflektojmë”, tha Gjiknuri.

I pyetur për pakënaqësitë brenda Partisë, Sekretari i Përgjithshëm u shpreh se deri tani në selinë rozë nuk ka asnjë kërkesë të strukturuar, por Damian Gjiknuri pranoi se mund të ketë “ndonjë mos-realizim pritshmërish”.

“Nuk e di pakënaqësinë, sepse unë nuk kam dëgjuar ndonjë pakënaqësi të strukturuar. Natyrshëm që brenda një organizate ka pritshmëri të ndryshme. Mund të ketë ndonjë mos-realizim të ndonjë pritshmërie, por ky është një proces që do vazhdojë dhe do fashitet rrugës. PS ka kaluar aq prova dhe më parë sa të mbajë të gjithë ekuilibrat e nevojshëm dhe të nxjerr më të mirën e saj”, u shpreh ai.

Për të ardhmen e PS, Damian Gjiknuri u shpreh: Puna ku duhet të bazohet PS do të jetë një garanci e fortë, që kjo parti të mbetet partia lider në politikën shqiptare.

Zjarr Tv Ad